Kriza e koronavirusit rrezikon të shkaktojë një uri akute katastrofike

Advertisment

Kriza e koronavirusit do të shtyjë më shumë se një çerek miliardë njerëz, në prag të urisë, nëse nuk ndërmerren veprime të shpejta për të siguruar ushqim dhe ndihmë humanitare në rajonet më të rrezikuara, kanë paralajmëruar Kombet e Bashkuara dhe ekspertë të tjerë.

Rreth 265 milionë njerëz në mbarë botën parashikohet të përballen me pasiguri akute ushqimore deri në fund të këtij viti, një dyfishim prej 130 milionësh që vlerësohet se vuanin mungesa të mëdha ushqimi vitin e kaluar.

Reklame

‘Covid-19 është potencialisht katastrofik për miliona të cilët tashmë varen nga një fije,’- tha doktor Arif Husain, kryekonomist në Programin Botëror të Ushqimit. ‘Është një goditje për miliona të tjerë që mund të hanë vetëm nëse fitojnë një pagë. Ne duhet të veprojmë kolektivisht tani për të zbutur ndikimin e kësaj katastrofe globale.’

Uria globale mund të bëhet një tjetër pasojë e pandemisë, paralajmëron Raporti Global për Krizat e Ushqimit, nga Organizata e Kombeve të Bashkuara e Ushqimit dhe Bujqësisë, Programi Botëror i Ushqimit dhe 14 organizata të tjera, botuar të martën. Disa nga vendet më të varfëra mund të përballen me zgjedhjen e përpjekjeve për të shpëtuar njerëzit e prekur nga virusi, vetëm që ata të vuajnë më vonë nga uria.

António Guterres, sekretari i përgjithshëm i OKB, tha që raporti duhet të jetë një thirrje për të vepruar.

‘Në këtë kohë të sfidave të mëdha globale, nga konfliktet deri te tronditjet klimatike, deri tek paqëndrueshmëria ekonomike, ne duhet të dyfishojmë përpjekjet tona për të mposhtur urinë dhe kequshqyerjen. Ne kemi mjetet dhe njohuritë. Ajo që na duhet është vullneti politik dhe angazhimi i qëndrueshëm nga udhëheqësit dhe kombet.’

Raporti, i cili do të paraqitet në këshillin e sigurisë të OKB të martën pasdite, rrit paralajmërimet se bota mund të përballet me një përsëritje të rritjes së çmimit të ushqimeve si në vitet 2007-2008, që nxiti një trazirë politike, ndikimet e së cilës ende ndjehen në të gjitha shtetet.

Ekspertët e ushqimit janë të shqetësuar që donatorët mezi kanë filluar të japin fondet e nevojshme në për të ngritur rrjete për të ofruar ndihmë humanitare në zonat e goditura më ashpër, dërgesat të cilat duhet të arrihen nga ajri pasi transporti tokësor pengohet. Programi Botëror i Ushqimit vlerëson se 350 milion dollarë nevojiten menjëherë, por vetëm rreth një e katërta e shumës është mbledhur.

Mungesat e punës pasi njerëzit janë sëmurë, mund të bëjnë tendosje të mëtejshme në prodhimin e ushqimit, mund të rritet çmimi i ushqimit dhe rritja e papunësisë do të zvogëlojë fuqinë blerëse të njerëzve, duke e shtyrë më shumë urinë.

Nga ana plus, perspektivat e korrjes janë të mira, por kufizimet e lëvizjes për të kufizuar përhapjen e virusit do të krijojnë probleme për shpërndarjen e ushqimit. /Opinion.al