Kriza me virusin korona në Britani deri në pranverën e vitit 2021

Advertisment

Kriza me koronavirus në Britaninë e Madhe do të zgjasë deri në pranverën e vitit të ardhshëm dhe pr iten afër 8 milionë njerëz të shtruar në spital, ka zbuluar një raport i fshehtë i NHS.

Dokumenti, i parë nga gazeta britanike ‘The Guardian’, tregon që shefat e shëndetit presin që virusi të zgjasë edhe 12 muaj të tjerë, dhe detajon se si do të ndikojë ai në stafin kryesor në NHS, polici dhe zjarrfikës.

Reklame

Rreth 80 për qind e popullsisë pritet të infektohen me Covid 19 në 12 muajt e ardhshëm, dhe deri në 15 për qind (afër 8 milionë njerëz) mund të kërkojnë shtrimin në spital”.

Dokumenti u hartua ditët e fundit nga ekipi i gatishmërisë dhe reagimit i Shëndetit në Angli.

Dokumenti gjithashtu zbulon se rreth 500 000 prej 5 milion njerëzve që konsiderohen jetikë pasi ata punojnë ‘në shërbime thelbësore dhe në infrastrukturë kritike’ do të jenë të sëmurë në çdo kohë gjatë një kulmi muajsh të epidemisë.

Kjo shifër prej 5 milionësh përfshin 1 milion staf të NHS dhe 1 milion e gjysë që punojnë në kujdesin shoqëror.

Gjithsej 40 227 njerëz janë testuar në të gjithë Britaninë e Madhe dhe azhurnimi i fundit vjen pasi sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock këtë mëngjes tha që të moshuarit mund të duhet të izolohen deri në katër muaj.

Ndryshe, 38 907 persona kanë dalë negativë ndaj sëmundjes dhe 1 372 janë pozitiv.