Krizë te Barca, Bartomeu takim urgjent me Abidalin

Advertisment

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, raportohet se e ka ftuar drejtorin sportiv të klubit, Eric Abidalin, për një takim urgjent për ta qartësuar situatën, pas reagimit të ashpër të Lionel Messit në rrjetet sociale.

Abidal ditë më parë ka kritikuar futbollistët e Barcelonës për paraqitjet e tyre të dobëta, e që sipas tij kanë çuar në shkarkimin e trajnerit spanjoll Ernesto Valverde.

Reklame

Abidali kishte dhënë një intervistë për Diairo Sport, ku ka pretenduar se lojtarët e Barcelonës s’kishin punuar aq sa duhet në stërvitje dhe lojë nën Ernesto Valverden dhe kjo kishte ndikuar në shkarkimin e trajnerit.

“Shumë futbollistë nuk ishin të lumtur dhe nuk punonin shumë dhe po ashtu kishte probleme me komunikimin brenda grupit. Marrëdhëniet mes trajnerit dhe zhveshtores kanë qenë gjithmonë të mira, por ka gjëra që unë i shoh si ish-lojtar. I thashë klubit atë që e mendoja dhe na u desh ta merrnim një vendim”, kishte thënë Abidal për ‘Diario Sport’.

 

Pas këtyre deklaratave ka deklaruar edhe ylli më i madh i klubit dhe kapiteni i ekipit, Leo Messi, që nga Abidali kërkoi që të flasë emra dhe të merr përgjegjësi për punën e tij.

Pas këtyre zhvillimeve, presidenti i klubit, Bartomeu ka vendosur të kthehet në Barcelonë nga udhëtimi i tij për biznes fundit për ta mbajtur një takim urgjent me Eric Abidalin gjatë ditës së sotshme, për ta sqaruar situatën me Lionel Messin.

“Për fund, mendoj se kur flet për lojtarët, duhet të thuash emra sepse ndryshe po ia njollos emrin secilit dhe po i ushqen thashethemet që shpërndahen dhe nuk janë të vërteta”, ka thënë Messi në reagimin e tij.

Pas kësaj deklarate të Messit, e ardhmja e Abidalit në pozitën e drejtorit sportiv të Barcelonës është vënë në dyshim, përderisa disa media spanjolle sugjerojnë se takimi i sotëm do të jetë fundi i karrierës së Abidalit në këtë rol.