Kroaci, dënim prej 67 eurove nëse drejtoni automjetin pa drita gjatë ditës

Advertisment

Ministria e Brendshme e Kroacisë ka njoftuar se dritat e mesme në automjete janë të detyrueshme në rrugët e vendit gjatë ditës nga 1 nëntori deri më 31 mars, transmeton Anadolu.
“Ndryshimi në Ligjin e Sigurisë së Trafikut përcakton përdorimin e detyrueshëm të dritave të mesme në automjetet motorike gjatë ditës, nga 1 nëntori deri më 31 mars”, tha Ministria e Brendshme.

Drejtuesve të motoçikletave u kërkohet të kenë dritat e tyre të ndezura gjatë ditës gjatë gjithë vitit. Në rast të mosrespektimit të dispozitave ligjore të mësipërme, shoferi do të gjobitet me 300 kuna (40 euro).

Reklame

Ministria e Brendshme thotë se çiklistët duhet të kenë një dritë të bardhë në pjesën e përparme dhe një dritë të kuqe në pjesën e pasme të biçikletës nga muzgu i parë deri në agimin e plotë, pra natën, dhe në rast të shikimit të zvogëluar.

Në rast të mosrespektimit të kësaj dispozite ligjore, çiklisti do të gjobitet me 500 kuna (67 euro).