Kroaci, Kitaroviç më e preferuara për presidencialet e ardhshme

31
#

Në sfidën e zgjedhjeve presidenciale në Kroaci, të p.lanifikuara për në muajin dhjetor, sondazhet treguan një epërsi të presidentes aktuale Kolinda Grabar-Kitaroviç ndaj ish-kryeministrit social-demokrat, Zoran Milanoviç.

Sipas një studimi të bërë nga agjencia ”Pr.omocija plus”, Kitaroviç, eks.ponente e qendrës së djathtë të kryeministrit Andrej Plenkoviç, qëndron në 30% të p.referencave, ndërsa Milanoviç me 25,5%.

Në vendin e tretë me 19,2% është kandidati i së djathtës nacionalist Mirlav Skoro, i cili nga njoftimi i kandidaturës së tij në muajin qershor vazhdon të regjistrojë një rritje e qëndrueshme në pre.ferencat e sondazhit.

Skoro është një nga këngëtarët më të famshëm në Kroaci, veçanërisht të njohur për këngë me përmbajtje patriotike, sidomos ato të kompozuara në vitet ’90 gjatë konfliktit të armatosur serbo-kroat.