Kroaci, shoferi zbret nga autobusi dhe rreh gruan e moshuar…sepse po ecte ngadalë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kroaci, ku një shofer makine ka rrahur një 78-vjeçare, e cila po kalonte rrugën përballë makinës.

E moshuara ka përfunduar me lëndime të rënda trupore dhe është dashur t’i nënshtrohet operacionit në spitalin e Zagrebit, shkruan Danica.

Reklame

“Shoferi 38-vjeçar ka kryer një vepër penale ndaj një personi në moshë të thyer, padyshim me gjendje jo të mirë shëndetësore, pasi 78 vjeçarja ecte me bastun”, tha Prokuroria.

Kjo e fundi ka shpjeguar se si ka ndodhur ngjarja duke thënë se drejtuesi i mjetit nuk e ka mbajtur nën kontroll inatin dhe për pasojë ka ndaluar mjetin.

Më pas ai ka dalë nga makina dhe në vend që të konstatonte nëse e moshuara kishte nevojë për ndihmë e ka sulmuar fizikisht.

Mësohet se shoferi e ka goditur gruan me shkop disa herë në të gjithë trupin duke i shkaktuar fraktura në qafë.

Shoferi u shpall fajtor dhe u dënua me një vit liri me kusht. Prokurorët apeluan dhe kërkuan dënim me burg të pakushtëzuar, duke qenë se shoferi ishte dënuar më parë për kundërvajtje të shumta në trafik.