Kroacia heq karantinën për Kosovën, por jo për Maqedoninë

Advertisment

Gjatë ditës së djeshme Komisioni Evropian mori vendim për hapjen e kufijve për 15 vende, dhe Maqedonia nuk ndodhej në listë.

Autoritetet kroate vendosën që ta heqin masën e ngujimit 14 ditor për qytetarët e Bosnjës, Kosovës, Serbisë dhe Malit të Zi, por jo edhe për qytetarët e Maqedonisë.

Reklame

Vendimi i KE-së ishte marrë në bazë të gjendjes epidemiologjike të vendeve, ndërsa lista vazhdimisht përditësohet.

Maqedonia e Veriut po rezulton në listën e alarmit sa i përket rasteve të vazhdueshme, pasi që nga fillimi deri tani janë regjistruar 6334 persona të prekur, 302 kanë humbur jetën, 2475 janë shëruar.

Aktualisht ka një numër të konsiderueshëm të rasteve aktive dhe se bëhet fjalë për 3557 raste aktive. Për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve të rinj gjatë ditëve të fundit, Bashkimi Evropian tha se nuk përmbushen kriteret epidemiologjike dhe dhe kufijtë mbeten të mbyllur për qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

Edhe vendi fqinj Greqia po ashtu ka mbyllur kufijt për shtetasit e Maqedonisë, edhe pse prej sot ka hapur kufijt për sezonin turistik, pa asnjë kusht: pa test dhe karantinë.