Vinicius Junior ishte golashënuesi i parë i Real Madridit në përballjen e mbrëmshme ndaj Barcelonës në El Clasicon e 180.
Su lmuesi brazilian i kaloi Los Blancot në epërsi në minutën e 71, derisa pranoi një asistim maestral nga Toni Kroos.
Por, para se të vinte deri te goli, Vincius mori një dirigjim nga mesfushori gjerman, që i bëri me shenjë që të niset drejt portës së Barcelonës, transmeton Telegrafi.
Kroos pa menduar dy herë pasoi topin te su lmuesi i talentuar, që nuk dështoi të mposhte Marc Anre ter Stegen nga afërsia.
Kujtojmë se golin e dytë për madrilenët e shënoi Mariano Diaz në minutën e 90’, një minutë më vonë që u inkuadrua.
Pas kësaj fitoreje, Real Madridi është rikthyer në vendin e parë me 56 pikë, një më shumë se Barcelona që është në të dytin.
Don Toni Kroos had time to wave at Vini to make a run to pull off a mad assist as Vini scored. Visionary. pic.twitter.com/FxjsVNu6rf
— Sven (@Kr88s_) March 1, 2020