Kryeministri dhe ministrat të cilët ishin në Kumanovë në gjendje të mirë shëndetësore, presin të kalojnë shtatë ditë dhe i ndjekin rekomandimet e epidemiologëve

Advertisment

Kryeministri Oliver Spasovski, zëvendëskryeministri Bujar Osmani, ministrat e Shëndetësisë dhe Arsimit, Venko Filipçe dhe Arbër Ademi të cilët janë në vetizolim nga java e kaluar, pasi kanë pasur kontakt me kryetarin e komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski i cili është pozitiv me Kovid- 19, ndjehen mirë dhe nuk kanë asnjë simptomë.

Këtë e ka thënë ministri Filipçe në përgjigjen në konferencën e sotme për shtyp duke vlerësuar se të gjithë kanë qenë në rrezik të ndryshëm dhe se duhet të bëjë test kryeministri gjatë kësaj jave.

Reklame

“Të gjithë kemi qenë në rrezik të ndryshëm. Konsideroj se duhet të bëjë test kryeministri gjatë kësaj jave. Presim të kalojnë të paktën shtatë ditë, ndërsa më pas do t’i ndjekim rekomandimet e epidemiologëve konform gjendjes tonë shëndetësore. Tani për tani të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore, absolutisht pas asnjë simptomë”, ka thënë Filipçe. fab/