Kryeministri Hoti infektohet me Koronavirus

Advertisment

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Kjo u bë e ditur nga vetë ai, përmes një postimi në Facebook, raporton Indeksonline.

Reklame

Postimi i plotë:

Të nderuar,

Sot e kam bërë testin për covid-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Nuk kam shenja, përveç një kollë shumë të lehtë. Nga sonte jam në izolim për dy javët në vazhdim. Do të kryej obligimet nga shtëpia.

Avdullahu