Kryeministri Hoti nesër do të vizitojë Maqedoninë

Advertisment

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, me ftesë të kryeministrit Zoran Zaev, nesër do të zhvillojë vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

Takimi ndërmjet dy kryeministrave do të mbahet në orën 14:00. Me rastin e kësaj vizite, Kryeministri Hoti do të zhvillojë edhe takime tjera.

Reklame

“Gjatë vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut, do të nënshkruhet Memorandum i Bashkëpunimit për krijimin e Rrjeteve të pastërta 5G, në mes të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti dhe Nën-Sekretarit të Shtetit për Rritjen Ekonomike, Energjinë dhe Mjedisin, z. Keith Krach”, thuhet në njoftimin e Zyrws së Kryeministrit,