Kryeministri i Kosovës dorëzohet para Thaçit, i jep frenat e dialogut me Serbinë

Advertisment

Ka vetëm tre ditë që ka ardhur në detyrë, dhe Avudullah Hoti ka treguar se përse i është besuar pozicioni i kreut të qeverisë. Hoti ia ka deleguar presidentit Hashim Thaçi zhvillimin e negociatave me Serbinë.

Mediat vendase publikojnë dokumentin me 58 faqe, ku edhe sqarohet qartë roli i presidentit Thaçi.

Reklame

“Palë negociuese në dialog do të jetë Qeveria, e cila i përgjigjet Kuvendit, ndërkaq presidenti e përfaqëson vendin në bazë të kompetencave kushtetuese”, thuhet në kapitullin e shtatë të Programit, në të cilin trajtohet dialogu Kosovë-Serbi.

Ishte pikërisht “bekimi” që negociatat t’i vijonte Thaçi, çështja që i “hëngri kokën” ish-kryeministrit Albin Kurti. Ky i fundit, ka folur hapur në Kuvend dhe jo vetëm duke u shprehur se Thaçi kërkonte ndarjen e territorit të Kosovës duke vendosur që të mbante larg negociatave me fqinjët.

Pas rezistencës së Kurtit, LDK-ja zhvilloi edhe mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së tij duke rritur në detyrë zv.kryeministrin Hoti, i cili u tregua i gatshëm që t’i jepte Thaçit gjithë çfarë donte.

Nuk dihet pse ka ndodhur ky delegim kompetencash, i cili nuk ishte përfshirë as në programin qeverisës që e kishin bërë Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike. Jo vetëm që presidentit nuk i njihej ndonjë rol në negociatat me Serbinë. Madje, presidenti nuk përmendej kurrkund në dokument.