#

Kryeministri italian, Giuseppe Conte, lëshoi një apel ndaj qytetarëve ku iu bënte të qartë se nuk është koha për festa dhe për rikthimin e jetës së natës, në të kundërt kurba do të rritet.

Vendi fqinj ka shkuar drejt hapjes së plotë, dhe kjo ka rritur frikën e autoriteteve në vendin fqinj për një shtim të rasteve

“Ju falenderoj, por nuk ka përfunduar akoma. Të jemi të qartë, nuk është koha për festa dhe për rikthimin e jetës së natës, në të kundërt kurba do të rritet”, u shpreh Giuseppe Conte, kryeministër i Italisë.

Teksa bilanci total i të prekurve shkoi në 227 mijë dhe ai i viktimave në 32 mijë e 330, guvernatorët e rajoneve janë dakordësuar për rikthimin e një forme izolimi nëse shifrat e për hapjes së koronavirusit do të vazhdojnë të rriten./Opinion.al