Kryeministri Oliver Spasovski te Kodra e Diellit në Tetovë

Advertisment

Oliver Spasovski, kryeministri i Qeverisë teknike sot vizitoi manastirin në Kodrën e Diellit, transmeton Portalb.mk.

“Gjithë me gëzim të madh e vizitoj manastirin në Kodrën e Diellit dedikuar Shën Naumit të Ohrit, pikërisht në ditën e sotme kur besimtarët e festojnë këtë shenjtore të madh”, theksoi Spasovski.

Reklame

Dyert e Manastirit ishin të hapura për gjithë qytetarët për të shënuar festën duke marrë pjesë në liturgjinë e udhëhequr nga mitropoliti Zotëri Josifi.

Ai theksoi se kjo është një ditë e mirë për t’u motivuar nga solidariteti i Shën Naumit të Ohrit, i cili gjithë jetën e kaloi duke ndihmuar të varfrit dhe të sëmurët.