Kryeministri shqiptar: Çdo votë për numrin 9 realizon ëndrrën, tjerat shkojnë për Mickovskin dhe Zaevin

Advertisment

Bashkimi Demokratik për Integrim në vazhdën e takimeve me qytetarë dhe simpatizant fushatën zgjedhore për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen me 15 korrik në Urrën e Gurit në Shkup mbajti tubim ku para të pranishmëve me fjalime ju drejtuan lideri i integristëve , z.Ali Ahmeti, dhe kandidati për postin e kryeministrit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Naser Ziberi i cili garon me numrin 9-të.

Kandidati për postin e kryeministrit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z.Naser Ziberi para qytetarëve të Shkupit se është thellë i
bindur se ky mision nuk është i lehtë por ky mision nuk do të thotë se nuk është i realizueshëm.

Reklame

“Është i realizueshëm pasi përcaktimi jonë për barazi nuk duhet të jetë hendikep por duhet të jetë përparësi, përcaktimi jonë për ta bashkuar këtë vend dhe këto popuj duhet të gjej mbështetje dhe përkrahje edhe tek të tjerët. Nuk ka kërkesë më të çiltër dhe të sinqertë se sa kërkesa për barazi prandaj neve ky motiv na udhëheq dhe sukseset tona janë të padiskutueshme. Siç është i padiskutueshëm fakti që viti 2001 ishte vit i thyerjeve të mëdha dhe kthesës së madhe për ardhmërinë e këtij vendi.
Viti 2001 definitivisht e vendosi në themele të reja këtë vend dhe ndërtojë një shoqëri ku të gjithë do të ndjehen rehat si në shtëpi të
vetë ,” tha në fillim të fjalimit të tij kandidati për kryeministër, z. Ziberi.

Para qytetarëve të Shkupit, kandidati për kryeministër në RMV, z.Ziberi ripërsëriti edhe njëherë kërkesën e tij se dëshiron të ballafaqohet në debat televiziv me kundër kandidatët e tij ku do ti shtronte pikëpamjet në emër të barazisë dhe të këtij realiteti të sotëm.

“Fatkeqësisht nuk janë duke e marrë guximin dhe të ulën të bisedojnë në këto tema sepse siç duket ende nuk janë të gatshëm të pranojnë realitetin se ne do të ndërtojmë një shoqëri me qytetarë të barabartë. Në çdo situatë tjetër këto kundër kandidat shkojnë drejt asgjësimit drejt njëri tjetrit por kur vjen në pyetje një ide kaq e madhe për kryeministrin shqiptarë ata bëhen bashkë edhe atë duke bërë tregti në mënyrën më të ulët me popullin vetëm e vetëm duke na penguar në këtë ide për një jetë të përbashkët një jetë më të mirë për të gjithë. Si mund tregojnë gatishmëri për barazi kur ju vjen aq keq që ne drejtojmë një kërkesë të arsyeshme që nxënësit në shkollat fillore të mësojnë gjuhën shqipe njëjtë sikurse nxënësit shqiptarë që mësojnë gjuhën maqedonase. Ata nuk e kuptojnë se ky është handikap i tyre, ata ende nuk e kuptojnë një Vërtet të madhe se njeriu sa më tepër gjuhë që dinë më shumë vlerë ka. Sot e kësaj dite kërkesat tona që gjykatat të lirohen nga dënimet e motivuara në mënyre etnike dhe politike nuk janë çliruar nga këto ndikime dhe nuk pranojnë të ketë një instrument i cili do të eliminonte pa barazinë e çdo qytetari pa dallim etnie qoftë në sallat e gjykatave, administratës,në sektorin publiko-privat. Janë të gatshëm të bisedojnë për çështje të tjera nuk shprehin gatishmëri të bisedojnë për këto tema që janë vlera humane dhe të demokracisë evropiane drejtë së cilës ne pretendojmë,” deklaroi Ziberi.

Gjatë fjalimit të tij, kandidati për kryeministër i RMV-së, z.Ziberi tha se mbështesin politikat që e përforcojnë këtë vend e ndërtojnë këtë
vend, politika që hapin perspektiva dhe horizonte si në arenën ndërkombëtare dhe ato euro-atlantike.

“Kjo është përparësia jonë, se ne jemi koherent me këto vlera, ne nuk duam që ta shkelim tjetrin por duam që ta mbrojmë vetveten, nuk kërkojmë hise të huaj kërkojmë hisen tonë, hisja jonë nuk është në kundërshtim me të tjerët por hisja jonë është një gur themeltar që forcojnë barazinë dhe sigurinë e këtij vendi. Shqiptarët historikisht janë të njohur se dinë të shtrijnë dorë pajtimi, shqiptarët janë të njohur se janë në krah të vlerave dhe progresit të vlerave demokratike dhe në emër të këtyre vlerave i ftojë gjithë qytetarët se kjo ide është shumë më e madhe se Naser Ziberi se Ali Ahmeti se BDI-ja, kjo ide është gjithë shqiptare kjo ide është për gjithë vendin për qytetarët prandaj na bashkoheni në ide jo në konkurrencë,” përfundoi Ziberi.