Kryeministri Spasovski kërkon shkarkim të ministres Mizrahi

Advertisment

Kryeministri Oliver Spasovski te Kuvendi dorëzoi propozim me të cilin kërkohet nga deputetët ta shkarkojnë ministren Rashella Mizrahi.

“Kryeministri dhe Qeveria kanë obligim të sigurojnë mbrojtje të Kushtetutës të Republikës të Maqedonisë së Veriut. Duke e pasur parasysh se ministrja Mizrahi me vetëdije dhe me qëllim e shkel Kushtetutën dhe me atë e rezikon të ardhmen euroatlantike të vendit, kryeministri deri te Kuvendi dorëzoi propozim për shkarkim të ministres teknike të Punës dhe Politikës Sociale, Mizrahi”, thonë nga Qeveria.

Reklame

Kërkesa për shkarkim vijon prejse ministrja Mizrahi disa herë u paraqit në pres konferenca në MPPS para tabelës me emrin “Republika e Maqedonisë”.

 

Qëndrimi i Mizrahit është se atë tabelë e ka gjetur në Ministrinë kur e ka ndërmarrë funksionin, dhe se para saj edhe në të kaluarën ish ministrja Milla Carovska ka mbajtur takime dhe pres konferenca.

Sipas Kushtetutës për propozimin e shkarkimit të një anëtari të Qeverisë vendos Kuvendi në seancën e parë të ardhshme. .