“Kryeqyteti i grafiteve”

Një çift vendas duke kaluar në rrugë ndërsa në një mur shihen grafite figura politike që ndërveprojnë me personazhet e filmave vizatimorë në Staro Zhelezare, Bullgari, më 6 gusht.

Portretet e figurave politike që shihen në foton e mësipërme janë disa nga qindra imazhet e jashtme të pikturuara në muret dhe shtëpitë e fshatit Staro Zhelezare, pranë qytetit qendror të Bullgarisë, Plovdiv.

Arti i grafiteve nëpër rrugët e Staro Zhelezares prezantohet që nga viti 2015.

Çdo verë, një çift polak/bullgar – Katarzyna dhe Ventzislav Piriankov – largohen nga Poznan, në Poloni, ku japin mësime arti dhe udhëtojnë në pronën e gjyshërve të Ventzislavit, në Staro Zhelezare me disa studentë.

Studentët pikturojnë punime të reja çdo ditë nga mëngjesi deri në mbrëmje për disa javë gjatë gjatë korrikut dhe gushtit.

Katarzyna thotë se projekti i artit në muret e jashtme të objekteve të banimit është “një përpjekje për të ringjallur fshatin”.

Pas rënies së komunizmit në Bullgari, shumica e banorëve u larguan nga fshati Staro Zhelezare për në qytetet bullgare ose për të jetuar jashtë vendit.

Ventzislav thotë se konceptet për artin që do të pikturohen në muret e fshatit, vijnë “me një lloj stuhie mendimesh, veçanërisht në mbrëmje kur pimë pak”.

Banorët e fshatit në fillim ishin skeptikë për projektin e pikturimit të mureve të jashtme. “Është interesante”, thotë Katarzyna. “Në fillim, shoqëria rome këtu ishte më e hapur ndaj saj”.

Pasi bënë pak zhurmë, filluan dekorimet e pazakonta dhe turistët nisën të vizitonin fshatin, bullgarët vendas gjithashtu e pranuan idenë.

“Tani vendasit madje presin në një radhë për të bërë art në muret e tyre”, thotë Katarzyna.

Shumë prej pikturave përfshijnë karaktere lokale. Lopa e paraqitur më sipër përkrah ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i përket pronarit të shtëpisë në të cilën është punuar vepra e artit.

Anna Kossyk ishte një nga studentet e artit që bëri muralin e mësipërm, në lidhje me luftën aktuale në Ukrainë. Ajo thotë se “u dashurua me Bullgarinë” për miqësinë e fshatarëve dhe do të kthehet në Staro Zhelezare verën e ardhshme për të vazhduar projektin e artit në muret e jashtme.

Jo të gjithë fshatarët janë adhurues të artit. Disa vepra janë ngjyrosur në heshtje dhe disa portrete të figurave politike, si ai i ish-kancelares gjermane, Angela Merkel, janë gërvishtur nga muret.

Pronari i parë i shtëpisë në foton më sipër kërkoi një portret të Josef Stalinit, i cili pastaj është lyer me ngjyrë të kuqe. Fshatari është pikturuar mbi një dhi përballë ish-sundimtarit sovjetik.

Sipas Katarzynas, projekti i artit që po zgjerohet gjithnjë e më shumë, duket të jetë unik në botë.

Një grafit i ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe dy studentëve të artit që tërhiqen nga një vendas në një traktor.
Një grafit i ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe dy studentëve të artit që tërhiqen nga një vendas në një traktor.
Fshati tani po përfshihet si destinacion në disa ekskursione turistike dhe udhëtarë që shkojnë për në qytetin e errët rural, mund të shihen në shumicën e ditëve të verës.

Me qindra mure të mbetura për t’u pikturuar në fshat, Katarzyna thotë se nuk ka një qëllim përfundimtar specifik për projektin.

“Ne nuk e shohim fundin e tregimit. Ka të bëjë vetëm me procesin, me idetë e reja”, thotë ajo.