Kryetari i Butelit shkarkon të punësuarin maqedon që ofendoi shqiptarët

Advertisment

Edhe sot një grup qytetarësh kanë dalë për të protestuar para Komunës së Butelit në Shkup. Mbajnë pankarta të ndyshme në duar, me mbishkrime si “Dorëheqje”, “Barazi”, “Nga komunistë u bëtë fashistë”.

Kjo revoltë vjen pasi dje një i punësuar në komunë përmes llogarisë së tij në Facebook ofendoi dhe shau shqiptarët. I njëjtë më pas kërkoi falje dhe tha se profili i tij ishte hakuar.
Ndërkaq sot përmes Facebookut Kryetari i Butelit, Velimir Smilevski ka njoftuar se të punësuarit i është ndërprerë kontrata e punës.

Reklame

“Në lidhje me ngjarjen e djeshme të pakëndshme me të punësuarin në Komunën e Butelit, ju informoj se nga sot, angazhimi i tij në punë që ishte i rregulluar me kontratë, është ndërprerë dhe i njëjti më nuk është i punësuar në Komunën e Butelit” ka shkruar Smilevski.

Kryetari po ashtu ka shkruar se për fat të keq mendimet e këtij të punësuari ka vënë në pikëpyetje edhe miqësinë që Smilevski ka pasur me të. Megjithatë Kryetari ripërsërit se qëndrimet e të punësuarit nuk janë edhe qëndimet e tij, ndërsa apelon tek bashëkqytetarët të mos lejojnë që ngjarje të këtilla të prishin bashkëjetesën dhe miqësinë./TV21