Kryetari i LSDM-së në Negotinë, deklarohet si shqiptar për të përfituar vendin e punës

Advertisment

Për të zënë një vend pune bëhet gjithçka në Maqedoninë e Veriut. Kryetari i LSDM-së dega Negotinë, Jane Trajkov është deklaruar me nacionalitet shqiptar sipas bazës etnike që të punësohej në Inspektoratin e bujqësisë.

Trajkov është punësuar si bashkëpunëtor i ri për realizimin e projekteve, në njësinë e projekteve, sektori i projekteve dhe mbështetjes administrative të drejtorit në Inspektoratin shtetëror të bujqësisë. /InfoShqip.com