Kryetari i Shkupit Petre Shilegov, pozitiv me Kovid 19

Advertisment

Kryetari i Shkupit, Petre Shilegov, para pak çastesh me anë të një postimi në fejsbuk ka konfirmuar se ka dalë pozitiv në Kovid – 19. Ai ka shkruar se përkundër të gjitha masave që i ka marrë për mbrojtjen e tij personale dhe mbrojtjen e njerëzve rreth tij, ai megjithatë nuk ka arritur të mbrohet nga Kovid – 19.

Ai më tej shtoi se virusin nuk e ka transmetuar te njerëzit e tjerë dhe se testi që e ka bërë sot ka konfirmuar praninë e virusit.

Reklame

“Kjo është provë që virusi nuk duhet të nënvlerësohet dhe se secili prej nesh duhet të jetë i kujdesshëm”, ka shkruar kryetari i Shkupit në fejsbuk.