Kryhet takimi VV – LDK: Ka “lëvizje” , ska marrëveshje

Advertisment

Pas tre orëve negociata krerët e VV dhe LDK, Albin Kurti dhe Isa Mustafa as sonte nuk kanë finalizuar marrëveshjen për formimin e Qeverisë. Ata janë pajtuar që të takohen sërish nesër.

“Takimi që ka filluar në orën 15:00 tani më ka përfunduar – kemi lëvizje për arritjen e marrëveshjes ndërmjet dy palëve. Kemi edhe një takim nesër”, ka thënë Besian Mustafa. Por sipas njoftimeve partiake Kurti dhe Mustafa të shoqëruar nga ekipet negociatore kanë arritur që të tejkalojnë dhe të hekurosin disa nga mosmarrëveshjet, për ti dhënë shans finalizimit të përpjekjeve për formimin e koalicionin qeverisës. Kosova tashmë tre muaj është pa Qeveri, pas zgjedhjeve të 6 tetorit, ku VV doli fituese me një diferencë të vogël nga LDK, por që ishin zotuar për një koalicion midis tyre.

Reklame

Në kuadër të Qeverisë së Albin Kurtit, i cili pritet të mandatohet do të jenë të përfshirë edhe partitë e minoriteteve, por pa Listën Serbe.(INA)