KSHZ: Deri në orën 13:30 asnjë ankesë për përmbledhjen dhe përcaktimin e rezultatit zgjedhor

Advertisment

Deri në orën 19:30 sonte mund të parashtrohen ankesa për përmbledhje dhe përcaktim të rezultateve nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Deri në orën 13:30 sot nuk janë parashtruar ankesa kështu që numri i ankesave është i njëjtë si mbrëmë -82.

Zëdhënësi i KSHZ-së, Admir Shabani, deklaroi se sot deri në orën 13:30 asnjë parashtrues i listës së kandidatëve nuk ka parashtruar ankesa për mbledhje dhe përcaktim të rezultateve të zgjedhjeve. Për 82 ankesat të cilat kanë arritur deri mbrëmë, ndërsa edhe për ato që duhet të vijnë sot, KSHZ në seancë duhet të debatojë në afat prej 72 orëve që nga parashtrimi i tyre.

Reklame

Numri më i madh i 82 ankesave të parashtruara gjegjësisht 74 janë nga Aleanca për Shqiptarët por ka edhe dy nga VMRO-DPMNE të cilat kanë të bëjnë me mbledhjen e rezultateve të votimit.

Në orën 21 dje skadoi afati për parashtrimin ankesave për procedurën e votimit.

Afatet për ankesa filluan të vijojnë parmbrëmë, pasi KSHZ-ja i publikoi rezultatet jozyrtare përfundimtare të zgjedhjeve.

Pas përfundimit të afateve për parashtrimin e ankesave, KSHZ do të caktojë seancë në të cilën publikisht do t’i shqyrtojë dhe do të vendosë, kumtoi dje kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkoski.