KSHZ h edh poshtë 1.478 ankesa të partisë ‘E majta’

Advertisment

KSHZ filloi me mbledhjen e saj ku shqyrton dhe vendos ndaj 2.142 ankesave për rezultatin zgjedhor të partive politike.

Anëtarët e KSHZ-së hodhën poshtë 1.478 ankesa nga 1.982 ankesa të parashtruara të partisë E majta për shkak se nuk ka pasur nënshkrim nga person i autorizuar.

Reklame

Gjithsej 151 ankesa ka parashtruar Aleanca për Shqiptarët e cila në zgjedhje hyri si koalicion me Alternativën.

Dy ankesa kanë nga OBRM-PDUKM ndërsa LSDM bëri të ditur se nuk do të parashtrojë ankesa në këto zgjedhje./Telegrafi/