KSHZ i shpalli rezultatet e para nga zgjedhjet në Qendër Zhupë, Mavrovë-Rostushë dhe Tetovë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve  ka shpallur rezultatet fillestare të zgjedhjeve për kryetar të Komunës Qendër Zhupë dhe Mavrovë-Rostushë dhe për anëtarë të Këshillit të Komunës së Tetovës.

Sipas këtyre rezultateve, 3340 votues nga gjithsej 3395 kanë votuar për kandidatin e vetëm Arijan Ibraim  në Qendër Zhupë. Siç njoftoi mbrëmë vonë kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, 55 fletëvotime ishin të pavlefshme, ndërsa jehona ishte 47,46 për qind.

Në Mavrovë-Rostushë, kandidati i LSDM-së Medat Kutrovski fitoi 3266 vota, ndërsa Mevmed Xhaferi nga VMRO-DPMNE 1935 vota. Pjesëmarrja ishte 54.24 për qind dhe 195 fletëvotime ishin  të pavlefshme.

Në Këshillin e Komunës së Tetovës, sipas rezultateve fillestare, më së shumti mandate ka fituar BESA, gjithsej 12 me 9620 vota, e ndjekur nga BDI me 11 mandate dhe 8702 vota, VMRO-DPMNE me katër mandate dhe 3332 vota dhe LSDM me dy mandate dhe fitoi 1953 vota. Nga një mandat në Këshillin e Komunës së Tetovës, Alternativa ka fituar me 1118 vota dhe PDSH me 1058 vota. Në votimin për Këshillin e Tetovës, jehona ishte 35,31 për qind dhe ishin 651 fletë të pavlefshme.

Filloi afati për ankesa, i cili skadon të hënën në orën 19:00, ndërsa afati për përmbledhjen dhe publikimin e rezultateve është deri të martën në orën 01:00.