KSHZ kërkon shtyrjen e zgjedhjeve parlamentare

Në seancën e sotme të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve u është bërë apel të gjithë partitve politike që të anulohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilët janë caktuar të mbahen më 12 prill, raporton SHENJA.

Aktivitetet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 12 prill janë vendosur në pritje deri më 22 mars për shkak pengimit të përhapjes së koronavirusit në vend dhe respektimit të masave të cilat i ka miratuar Qeveria. /SHENJA/