KSHZ në 19 e 30 tregon rezultatet e zgjedhjeve

Advertisment

Seanca publike e cila ishte paraparë që të mbahet në ora18:15, është shtyrë për në orën 19:30 informojnë nga KSHZ.

Në këtë seancë pritet që të bëhet shpallja e rezultateve jozyrtare për zgjedhjet e mbajtura dje. Publikimi i rezultateve të zgjedhjeve u prolongua pasi faqja u sulmua disa herë, për çka nga KSHZ informuan se bëhet fjalë për sulm të jashtëm.

Reklame

Mospublikimi i rezultateve ka krijuar huti dhe frikë te opinioni për manipulim të rezultateve, ku dihet se të gjitha partitë dhe koalicionet në presskonferenca kanë shpallur fitoret.