KSHZ t ërheq shortin, ja si radhiten partitë politike (TABELA)

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve tërhoqi shortin për numrin rendor që subjektet politike do ta mbajnë në fletëvotime.

Nga 14 subjekte listat e të cilave u miratuan, e para në listë do të jetë PDSH-ja me numrin LSDM ja dhe koalicioni ‘Mundemi’ do ta kenë numrin 3, ndërsa VMRO dhe Koalicioni ‘Ripërtëritja e Maqedonisë’ do ta mbajnë numrin 14 si të radhiturit e fundit në listë. Koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa do ta kenë numrin 5 ndërsa BDI numrin 9.

Reklame

Kryetari i KSHZ së, Oliver Derkoski duke referuar gjendjes së jashtëzakonshme me pandeminë e virusit Korona tha se KSHZ ja do të punojë në bazë të rekomandimeve nga Qeveria.

Partitë politike konfirmojnë se në takimin e fundit të liderëve është biseduar për datë të mundshme, por sipas tyre nuk është vendosur shkaku i paparashikueshmerisë së situatës. Aleanca për Shqiptarët dhe BDl vlerësojnë se për datë të zgjedhjeve duhet vendosur pas tejkalimit të krizës shëndetësore.