Kthesa e papritur e motit! Fundjavë mjaft e nxehtë, por ja çfarë pritet javën e ardhshme

Advertisment

Ashtu siç kemi paralajmëruar një kohë të gjatë temperaturat sot po shënojnë ngritje dhe kjo është vetëm fillimi i valës së nxehtë afrikane, por e cila nuk do të zgjasë shumë. Nesër dhe dy ditët e ardhshme do të kemi ngritje solide të mëtutjeshme të temperaturave dhe ato maksimalet fare lehtë mund të arrijnë dhe tejkalojnë shifrën 30 gradë Celsius.

Përpos Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut temperatura të larta afër 30 priten edhe në Kosovë, madje në ndonjë rajon mund të arrijë edhe 30 gradë Celsius.

Reklame

Pra, para nesh është një fundjavë mjaft e nxehtë për përjetuar edhe ndonjë ditë të nxehtë tropikale para vjeshtës dhe dimrit që po afron. Rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë priten në fillim të javës së ardhshme, por prapë do të mbetet relativisht nxehtë. Pas kalimit të ciklonit të javës së ardhshme, përsëri gjatë Tetorit mund të përjetojmë temperatura të larta dhe mjaft të këndshme të cilat janë të mirëseardhura për stinën e vjeshtës./Meteoballkan