Ku e gjeti ditëlindja Sonin dhe si u suprizua ajo? (VIDEO)

32

Sot festoi ditëlindjen Soni Malaj.

Në këtë ditë të veçantë, këngëtarja u befasua nga miqtë e saj dhe këtë e dëshmoi përmes një videoje të postuar në Instagram.

Ajo falënderoi publikisht të gjithë miqtë, kolegët dhe fansat e saj për urimet e shumta që ka marrë.

Poashtu, përmes shkrimit që ajo bëri nën videon e publikuar, Soni konfirmoi se do të sjellë shumë gjëra të bukura në muzikë.

“Ditelindja sot me gjeti ne “pune”,ne ate ambjent,ku krijohet arti muzikor,me miq te dashur,qe me kane qendruar prane,qe kur kam qene ne fillesat e mija artistike,ku kryesorja ishte muzika,talenti dhe puna e palodhshme.Pas artit te bukur,te cilin e zgjodha si pasqyre te shpirtit tim,pashe edhe anet e erreta,zhgenjimet,deshperimet,lotet,por ne fakt,kuptova qe ky ishte rrugetimi i drejte artistik,PA KOMPROMISE.Ju falenderoj miq,kolege,dashamires te muzikes time,fansa ,per urimet e perzemerta.Zoti me dhente force dhe shendet per t’ju sjelle gjera sa me te bukura.Ju dua”, ka shkruar artistja.