Ku është më lirë për pushime gjatë gushtit, shikoni ofertat e disa shteteve

Kroacia dhe më pas Greqia janë dy destinacionet më të shtrenjta për pushime në rajonin e Evropës Juglindore. Në rivierat turistike të këtyre dy vendeve, këtë verë janë rritur çmimet e akomodimeve në hotele, por edhe shtëpi private.

Portali “Pari” ka bërë një krahasim mes shteteve turistike, përfshirë Shqipërinë, Malin e Zi, Greqinë, Kroacinë, duke përdorur të dhënat e Booking, përcjell INA.

Është kërkuar oferta për 6 netë, pra nga data e 1 deri më 7 gusht, për dy të rritur me dy fëmijë – njëri 5 vjeç dhe tjetri 14 vjeç. Pas vrojtimit virutal në Booking, prap se prap Shqipëria ka dalur me çmime më të lira.

Greqia

Aranzhimet për Greqinë, për javën e parë të gushtit, përmes agjencive turistike janë thuajse të shitura. Ka disa oferta të “minutit të fundit”, kryesisht për disa destinacione më të largëta, apo për hotele të shtrenjta, ku një javë është rreth 1000 euro.

Në platformën Booking gjetëm ofertën më të lirë për vendpushimet e njohura për qytetarët tanë në Leptokaria – 13.760 denarë (220 euro) për 6 netë për katër persona, por për akomodim me vlerësim të ulët apo nëpër shtëpi private. Në Paralia nuk ka mbetur pothuajse asgjë për të ofruar, kështu që oferta më e ulët është 25.482 denarë (mbi 400 euro). Në Polikrono ofrohen vetëm dy shtëpi të mëdha – njëra për 80.662 denarë (mbi 1350 euro) dhe tjetra 220.843 denarë (mbi 3500 euro) për 7 ditë. Në Halkidiki më e lirë është në Hanioti – 32.995 denarë (mbi 500 euro). Për Sartin nuk ka asnjë ofertë, në Neos Marmaras më e ulëta është 47.566 denarë (800 euro). Në ishuj, në Lefkada, një familje prej katër anëtarësh mund të kalojë një javë me së paku 35.000 denarë (500 euro), ndërsa në Korfuz ofertë më të lirë prej 28.252 denarë (450 euro).

Mali i Zi

Ulqini është i famshëm për plazhin e madh. Është 13 kilometra i gjatë dhe është i vetmi me rërë kaq të imët në Mal të Zi. Dhe pikërisht në këtë plazh mund të pushoni me një nga akomodimet më të lira. Në fakt, çmimet në Ulqin dhe në Shqipëri janë shumë të ngjashme. Në Ulqin, akomodimi më i lirë për javën e parë të gushtit, për një familje katër anëtarëshe për një dhomë, është 10.396 denarë (150 euro).

Megjithatë, pika më e madhe e pushimeve në Mal të Zi është Tivari (Budva). Aty duhet të paguani së paku 20.312 denarë (350 euro) për 4 shtretër për 6 netë. Në Tivat mund të gjeni akomodim për 18.465 denarë (300 euro), e ajo që është interesante është se Petroveci, i cili konsiderohej si destinacion me akomodim më të lirë, kështu që akomodimi më i lirë në Booking është 23.266 denarë (380 euro).

Shqipëria

Në Shqipëri, në një nga resortet më të afërta nga riviera e tyre, që ndodhet pranë nesh – në resortin turistik Golemin, i cili ka një plazh sa Ulqini, akomodimi më i lirë është 10.340 denarë (150 euro) në shtëpi private. Në Sarandë, e cila është përballë detit Jon dhe tashmë po bëhet destinacion i preferuar i bashkëqytetarëve tanë, së bashku me Ksamilin, një javë pushimi familjar në shtëpi private si çmim më i ulët do të kushtojë të paktën 12.926 denarë (200 euro). Në Ksamil nuk ka asnjë javë gusht nën 16.619 denarë (270 euro). Gjithashtu, Vlora tashmë është një destinacion i njohur dhe aty mund të gjeni akomodim në banesë duke nisur më lirë nga 11.092 denarë (200 euro).

Kroacia

Për Kroacinë, pika e parë është Dubrovniku, dhe akomodimi më i lirë atje do të kushtonte 44.316 denarë (700 euro). Interesante, por nuk është akomodimi më i shtrenjtë atje. Në Makarska nuk ka një javë nën 61.156 denarë (1 mijë euro), ndërsa në Split, akomodimi më i lirë është 109.867 denarë (1600 euro). (INA)