Ku jeton Ali Ahmeti?

Ismet Sylejmani

Kjo dhe shumë pyetje të tjera të shkojnë ndërmend derisa mendon se ku dhe si jetojnë figurat e njohura dhe personalitetet e mëdha të botës njerëzore shqiptare dhe botërore!
Të gjithë udhëheqësit e mëdhenjë kanë të veçantat e tyre që i bëjnë të përmasave të lavdishme!

Reklame

Është e zakonshme të dëgjohet, se si një figurë e madhe, pasi të vendoset në fronin e udhëheqësit të e ndrrojë edhe vendbanimin!
Por unë sot bëjë pyetjen për të gjithë shqiptarët kudo që janë!

Ku jeton Ali Ahmeti?
Ku e ka shtëpinë, dhe sa metra katrorë(m2), është shtëpia e Tij?
A e ka shtëpinë në vendlindjen e Tij në fshat, apo është shpërngulur si udhëheqësit e tjerë, për të jetuar më mirë dhe më moderne në qytet apo në kryeqytet ?
Sa udhëton në ditë Ali Ahmeti për të shkuar në punë?

Të paktë janë veprimtarët e çështjes kombëtare e edhe më të paktë janë drejtuesit e lartë e Udhëheqësit e Mëdhenj të Kombit, që me kontributin e madh që kanë dhënë në jetën e tyre, janë ndarë në shumë pjesë të Atdheut brenda dhe jashtë tij!
Udhëhqeqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti është i pashembullt, është i pa shoq!
Ai është i vetëm dhe nuk ka edhe një tjetër, pra është unikat!

Në jetën e Tij të bujshme ka jetuar përpos në rini në vendlindjen e Tij në Zajas të Kërçoves, edhe si studentë në konvikt e banesa private legale e ilegale në Prishtinë!
Një pjesë të shkurtë të jetës e ka jetuar në bu rg në Kosovë, kur ishte i bu rgosur pas demonstratave të vitit 1981 në Prishtinë!

Pas daljes nga bu rgu dhe pas largimit ilegalisht nga ish Jugosllavia, ka jetuar në Lucern të Zvicrrës!
Pas përfundimit të lu ftës dhe çlirimit të Kosovës, derisa ka filluar lu fta e UÇKsë në Maqedoninë e Veriut, ka jetuar në Kosovë e herëpasëherë ka udhëtuar në Lucern në Zvicer!