Ku jeton Ali Ahmeti

Ismet Sylejmani

Kjo dhe shumë pyetje të tjera të shkojnë ndërmend derisa mendon se ku dhe si jetojnë figurat e njohura dhe personalitetet e mëdha të botës njerëzore shqiptare dhe botërore!

Reklame

Të gjithë udhëheqësit e mëdhenjë kanë të veçantat e tyre që i bëjnë të përmasave të lavdishme!

Është e zakonshme të dëgjohet, se si një figurë e madhe, pasi të vendoset në fronin e udhëheqësit të e ndrrojë edhe vendbanimin!

Por unë sot bëjë pyetjen për të gjithë shqiptarët kudo që janë!

Ku jeton Ali Ahmeti?

Ku e ka shtëpinë, dhe sa metra katrorë(m2), është shtëpia e Tij?
A e ka shtëpinë në vendlindjen e Tij në fshat, apo është shpërngulur si udhëheqësit e tjerë, për të jetuar më mirë dhe më moderne në qytet apo në kryeqytet ?

Sa udhëton në ditë Ali Ahmeti për të shkuar në punë?

Të paktë janë veprimtarët e çështjes kombëtare e edhe më të paktë janë drejtuesit e lartë e Udhëheqësit e Mëdhenj të Kombit, që me kontributin e madh që kanë dhënë në jetën e tyre, janë ndarë në shumë pjesë të Atdheut brenda dhe jashtë tij! Udhëhqeqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti është i pashembullt, është i pa shoq!

Ai është i vetëm dhe nuk ka edhe një tjetër, pra është unikat! Në jetën e Tij të bujshme ka jetuar përpos në rini në vendlindjen e Tij në Zajas të Kërçoves, edhe si studentë në konvikt e banesa private legale e ilegale në Prishtinë!

Një pjesë të shkurtë të jetës e ka jetuar në burg në Kosovë, kur ishte i burgosur pas demonstratave të vitit 1981 në Prishtinë!

Pas daljes nga burgu dhe pas largimit ilegalisht nga ish-Jugosllavia, ka jetuar në Lucern të Zvicrrës!

Pas përfundimit të luftës dhe çlirimit të Kosovës, derisa ka filluar lufta e UÇK-së në Maqedoninë e Veriut, ka jetuar në Kosovë e herëpasëherë ka udhëtuar në Lucern në Zvicer!