Ku kishte VV rritjen më të madhe? Do të befasoheni

Lëvizja Vetëvendosje po del fituese në mënyrë bindëse në zgjedhjet e përgjithshme të së dielës.

Me mbi 95% të votave të numëruara, VV ka rreth 48% të pjesës totale të votave.

Por, për dallim me zgjedhjet parlamentare të vitit 2019, në zgjedhjet e këtij viti kanë ndodhur ndryshime sa i përket shpërndarjes së votës nëpër komuna/

Në zgjedhjet e së dielës, asnjëra nga partitë përveq Lëvizjes Vetëvendosje dhe një rast PDK-së, nuk ka arritur ta ruaj votën e tyre nëpër komuna.

PDK sipas një krahasimi të realizuar nga eksperti I rrjeteve sociale, Dardan Hasku, është e vetmja parti që ka arritur të ketë në komunën e Junikut 10 vota më tepër se në zgjedhjet e kaluara.

Tutje, sipas krahasimit, del që VV në zgjedhjet e së dielës, ka shënuar edhe rritje rekorde nëpër disa komuna, si Gjakova me (226%) në krahasim me zgjedhjet e 2019 dhe Istogu (173%)

 

Grafiku më poshtë