Ku shkuan 12 miliard euro që ishin dedikuar për rajonet shqiptare në Maqedoni

95
#

Azbi Nuredini

Pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes së Ohrit dhe formimit të qeverisë së parë me kushtetutë të ndryshuar nga viti 2002 deri në vitin 2018-të, nga qeveritë e ndryshme janë projektuar, mbledhur dhe harxhuar gjashtëmbëdhjetë buxhete të shtetit, që i bie gjashtëmbëdhjetë buxhete X 2.500.000.000 Euro(dy miljardë e pesqind milon Euro)= 40.000.000.000(katërdhjet milijard Euro),me qëllim kam marrë mesataren 2.5 miliard sepse disa buxhete janë shumë më shumë,por për arsye të pensioneve, bllok dotacionet etj.

Vlen të theksohet se me gjith këto buxhete janë mbuluar benificionet për BRANITELLAT sipas ligjit,ndërsa për ish pjestarët e UÇK-së jo!

Në bazë të asaj që ne shqiptarët pretendojmë se në Maqedoni jemi mbi 30%, i bie se pas ndryshimit të kushtetutës sipas marrveshjes se Ohrit për tu ndalë diskriminimi ekonomik për çka edhe erdhi te konflikti i 2001-shit,për 16 vitet në vendbanimet shqiptare është dashtur që të paktën të harxhohen në investime si psh.në arsim, infrastrukturë,kulturë,sport, bujqësi dhe në sfera tjera mbi 12 MILIJARD EURO!

A ka ndodhë vallë kështu dhe ku u harxhuan këto mjete të qytetarve?!