Ku u zhduk vajza e njeriut më të pasur të Dubait?

Advertisment
HTML Image as link

Kombet e Bashkuara u bënë thirrje Emirateve të Bashkuara Arabe që të sigurojnë “prova konkrete” se princesha Latifa Al Maktoum, vajza e sundimtarit të Dubait, është gjallë.
Në një deklaratë të publikuar të martën në Gjenevë, ekspertët e të drejtave të njeriut po ashtu thanë se ajo duhet të lirohet “urgjentisht”.

Princesha Latifa ka bërë përpjekje të ikë nga Dubai në vitin 2018. Në një video të ndarë me BBC-në, ajo ka thënë se komandot e kanë dr oguar dhe e kanë kthyer në parabu rgim.

Reklame

Familja mbretërore e Dubait ka thënë më herët se princesha Latifa po mbahet “nën kujdes në shtëpi”. Më 5 mars, Kombet e Bashkuara kanë thënë se janë në pritje të detajeve nga Emiratet e Bashkuara Arabe, dy javë pas kërkesës për prova të jetës.

Në deklaratën e së martës, ekspertët e Kombeve të Bashkuara i bënë thirrje edhe një herë Qeverisë së Emirateve të Bashkuara që “të sigurojë informacione pa vonesa” për fatin e princeshës Latifa.

Ata kërkuan “verifikim të pavarur të kushteve nën të cilat mbahet dhe lirimin e saj të menjëhershëm”.

Në regjistrimin e marrë nga BBC në muajin shkurt, princesha Latifa ka thënë se ajo po mbahet peng në një “vilë të shndërruar në bu rg”, pa pasur asnjë qasje në ndihmë mjekësore.

Babai i Latifës, sheiku Mohammed bin Rashid Al Maktoum, është një nga liderët më të pasur në botë, sundimtar i Dubait dhe nënkryetar i Emirateve të Bashkuara Arabe.