Kufiri i blinduar, emigrantët kalojnë pa problem (VIDEO)

Advertisment

Ndonëse gjendja e jashtëzakonshme po zbatohet në gjithë territorin e vendit, kufijtë mbeten poroz.

Patrulla e përbashkët e ARM-së dhe MPB-së në brezin kufitar thonë se kanë evidentuar kalime ilegale sporadike të kufijve nga emigrantët gjatë krizës së pandemisë. Eprori i Armatës Toni Janevski thotë se ky është një numër minimal dhe larg atyre shifrave të larta të zakonshme të refugjatëve.

Reklame

Megjithëse Armata është në përkrahje të policisë në zbatimin e këtyre aktiviteteve, nuk kemi evidentuar lëvizje të pa zakonshme si më parë nga ato kalimet ilegale. Kështu që në periudhën e fundit janë evidentuar lëvizje minimale, që mund të themi se më pak se e zakonshmja sa i përket kalimit ilegal të kufijve shtetëror- tha Toni Janevski, Zëdhënës i ARM-së.