Kufiri me Kosovën dhe Serbinë mbetet i hapur, protokoll i veçantë për transportin ndërkombëtar

Advertisment

Kufiri me Kosovën dhe Serbinë do të jetë i hapur dhe qytetarët do të mund të hyjnë dhe dalin nëpërmjet tyre pa ndonjë kusht të veçantë siç edhe ka qenë gjatë javës që po e lemë pas.

Kjo, sepse Komsioni për sëmundje ngjitëse ka diskutuar për mundësinë e mbylljes së kufirit me Serbinë dhe Kosovën, por nuk ka propozuar rimbylljen e tyre. Këtë ia ka lënë në dorë ta bëjë Qeverisë, ka mësuar TV21 nga burime të Komsionit për sëmundje ngjitëse.

Reklame

Për këto çështje ka diskutuar edhe Shtabi i krizës së Qeverisë, por meqë epidemiologët nuk kanë propozuar rimbylljen e kufirit me Kosovën dhe Serbinë, qeveria nuk do të diskutojë aspak për këtë çështje deklaroi kryeministri Oliver Spasovki.

“Qeveria nuk mund të sjellë vendim politik. Ne duam të sjellim vendim ashtu siç i kemi sjellë deri tash, në bazë të mendimeve të personave shkencorë, epidemiologëve. Nëse shihet nevoja për çfarëdo mënyre, tash prejudikoj, mënyrë për kalim të kufirit, nëse vlerësohet se duhet të ndërmerret ndonjë masë, atëherë do ta diskutojmë në Qeveri dhe do ta miratojmë atë masë. Nëse nuk sjellim vendim të ri, atëherë vlen i vjetri”, tha Filipçe.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe deklaroi se do të shqyrtohen shkaqet që sjellin deri te rritja e numrit të të infektuarve me Kovid-19 në vendin tonë dhe në rajon, dhe pas kësaj do të sillet vendim edhe për kufijtë.

Nga ana tjetër, qeveria ka publikuar edhe protokollet për veprim të veçantë të disa institucioneve dhe shërbimeve. Mes tyre është edhe protokolli për transporti ndërkombëtar i cili filloi të funksionojë që nga e premtja e kaluar pasi u hapën kufijtë.

I njëjti protokoll vlen edhe për tranportin ndërkomunal. Mundësia e mbylljes së kufijve me Kosovën dhe Serbinë erdhi pasi këto dy shtetet kanë rritje të numrit të rasteve me Kovid-19 krahasur me numrin e testimeve. Pa kushte në vendin tonë mund të hyhet që nga e premtja e kaluar, por qytetarët e vendit tonë nuk mund të shkojnë edhe më tej në shtetet evropiane sepse Bashkimi Evropian e ka futur vendin tonë në grupin e shteteve të rrezikshme për nga pasqyra epidemiologjike e Kovid-19.