Kujdes! E-mail i rrejshëm po i thërret qytetarët të paraqiten në polici!

Advertisment

Një e-mail me shkresë dhe nënshkrim të falsifikuar të Sekretares Shtetërore në Ministrisë e Brendshme po u dërgohet qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.

Bëhet fjalë për një shkresë nga policia, e firmosur kinse nga Sekretarja Shtetërore Magdalena Nestorovska, përmes së cilës qytetari thirret të paraqitet në polici në ditë dhe orë të caktuar, raporton TV21. Po kjo është gënjeshtër.

Reklame

Këto e-maile të falsifikuara i ka dematuar edhe vetë Nestorovska përmes profilit të saj në Facebook.

“Ju njoftoj se përmes postës elektronike qarkullon shkresë e falsifikuar. E njëjta as nuk është dërguar e as nuk është firmosur nga unë si Sekretare Shtetërore në MPB.

Bëhet fjalë për falsifikim që ka për qëllim të shkaktojë shqetësime tek qytetarët” ka shkruar Magdalena Nestorovka në Facebookun e saj./TV21