Kulla e sahatit do hedh shtat në Tetovë

Advertisment

Ismail Arsllani

KULLA E SAHATIT DO HEDH SHTAT NË TETOVË…!

Reklame

Sipas deklaratës së fundit të ministrit të Kulturës të RMV-së, Hysni Ismaili, janë marrë zotimet se TIKA dhe qyteti i Konjës së Turqisë do të ndihmojnë në financimin e Kullës së Sahatit, që pritet të rindërtohet në lokacionin e mëparshëm, do të thotë afër Xhamisë së Sahatit, e cila ka marrë emrin prej Sahatit, sikundër që ka marrë po këtë emër e tërë lagjja.

Xhamia e Sahatit është një ndër më të vjetrat në Tetovë, që është ndërtuar në vitin 1486 nga ana e Abdulselam Muslihuddinit. Këto të dhëna janë marrë nga mbishkrimi i varrit, i cili gjendet në oborrin e Xhamisë së Sahatit.

Një nismë për rindërtimin e Kullës së Sahatit është ndërmarrë edhe më parë, kur drejtor i Qendrës për Trashëgimi Kulturore e RMV-së ishte Behixhudin Shehapi, madje u gjetën edhe themelet e këtij objekti emblematik dhe me peshë në fushën e arkitekturës së vjetër tetovare. Afër Kullës së Sahatit ka pasur edhe një Medrese, e cila është rrënuar në vitin 1926. Në foto duket Kulla e Sahatit në Tetovë, në vitin 1920. (I.A.)