Kundërshtari i Putin dyshohet se është helmuar

Advertisment

Kritiku i zëshëm i Kremlinit, Aleksei Navalni gjendjet në kujdes intenstiv në një spital në Omsk, ku po trajtohet për helmim potencial, ka thënë zëdhënësja e tij, Kira Jarmish.

Navalni nuk është ndjerë mirë teksa është kthyer në Moskë nga qyteti siberian, Tomsk, çka ka rezultuar me ulje të paplanifikuar të aeroplanit në Omsk, po ashtu në Siberi, ka njoftuar Jarmish në Twitter.

Reklame

Navali ka humbur ndjenjat, shkruan ajo.

Sipas agjencisë së lajmeve, TASS, mjeku Aleksandër Murakovski, ka thënë se Navalni është “në gjendje të rëndë”.

“Ne dyshojmë se Aleksei është helmuar me diçka të përzier në çaj. Ajo ka qenë gjëja e vetme që ka pirë në mëngjes. Mjekët thonë se toksina ka reaguar më shpejt përmes ujit të ngrohtë”, ka thënë mes tjerash Jarmish.

Navalni, kritik i madh i presidentit rus, Vladimir Putin, ka bërë përpjekje për shpërfaqjen e korrupsionit në Rusi.

Ai është burgosur disa herë në vitet e fundit, si dhe i është ndaluar të garojë për president, apo për kryetar të Moskës.

Jarmish ka thënë se Navalni është helmuar edhe vitin e kaluar kur ka qenë në një qendër të paraburgimit.

“Ata i kanë bërë të njëjtën gjë edhe tani”, ka deklaruar ajo.