Kundërshtari ia këput veshin në gjysmë shqiptarit Ramiz Brahimaj në UFC (VIDEO)

Advertisment

Ramiz Brahimaj e ka pasur një debutim për ta harruar në UFC, pasi e gati sa nuk e humbi veshin kundër Max Griffin.

Brahimaj e pësoi një goditje shkatërruese me bërryl nga Griffin në rundin e tretë në meçin e kategorisë gjysmë të mesme në UFC, pas të cilës nuk ishte në gjendje të vcazhdonte.

Reklame

Goditja brutale e Griffin gati sa nuk ia këputi veshin luftëtarit shqiptar në luftën e tij të parë në UFC.

Kjo ia siguroi Griffinit fitoren me nokaut teknik dhe e la Brahimajn me njërin prej lëndimeve më të tmerrshme në historinë e UFC-së. Brahimja ka lindur në Shtetet e Bashkuara dhe lufton nën flamurin amerikan. Ai i ka 8 fitore dhe 3 humbje në MMA.