Kupa e Italisë/ Juventus siguron finalen, eliminon Milanin (VIDEO)

Është mbyllur në barazim pa gola gjysmëfinalja e kthimit të Kupës së Italisë mes Juventus-it dhe Milan-it. Një rezultat ky që ka kualifikuar në finale bardhezinjtë falë barazimit 1-1 të marrë në ndeshjen e parë.

Takimi të zhvilluar në Torino i ka munguar vetëm goli, që mund të kishte ardhur në minutën e 16-të kur Cristiano Ronaldo është paraqitur te pika e bardhë pas një penalltie të shkaktuar nga Conti për një prekje të topit me dorë në zonën e rreptësisë.

Reklame

Portugezi nuk është treguar i saktë, me gjuajtjen e tij që është ndalur nga shtylla. Një minutë më mbrapa ka ardhur episodi që mund të thuhet se ka vulosur eliminimin e Milan-it.

Një episod që ka patur për protagonist Ante Rebic, i cili është ndëshkuar me të kuq direkt pas një ndërhyrje të rrezikshme ndaj Danilo-s.

Pavarësisht inferioritetit numerik, Milan ka arritur të mbrohet shumë mirë, por nuk ka arritur të gjejë golin që do t’i kishte dhuruar kualifikimin në finale dhe një fitore në Kupën e Italisë kundër Juventus që mungon që nga 1985-sa.

Juventus do të ndeshet në finale me fituesen e Napoli-Inter.