Kur Adem Mikullovci në mënyrë unike imitonte Kadri Veseli (video)

Advertisment

Aktori dhe ish-deputeti Adem Mikullovci, ka ndwruar jetw mbrëmë pas mesnate.

Mikullovci përveç veprave të tij në art, ishte i njohur edhe si një politikan i hershëm, përcjellë Klan Kosova.

Reklame

Ai ishte në mesin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës të cilët shpallën Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut.

Mikullovci hyri sërish në politikë kur u bashkua me Vetëvendosjen në maj të vitit 2017.

Ndërsa në zgjedhjet parlamentare të atij viti ai u zgjodh deputet në Kuvendin e Kosovës.
E pikërisht kur ishte deputet i Kuvendit të Kosovës, ai ishte mjaftë i zëshëm.

Mirëpo ai gjeti një mënyrë unike për ta përqeshur ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, për gjuhën e paqartë me të cilën i prezantonte atë kohë pikat e rendit të ditës.