Kur do të përfundojë autostrada Shkup-Bllacë – Kjo është përgjigja e Ejup Rustemit

Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore”, Ejup Rustemi, në “Magazina Ekonomike”, nuk ka dhënë ndonjë datë të caktuar për përfundimin e autostradës Shkup-Bllacë, mirëpo ka thënë se brenda mandatit të tij do të realizohet ky projekt, shkruan Alsat.

Ai ka thënë se për dëshirën e tij, të gjitha projektet do të kryheshin edhe para kohe, mirëpo ka procedura të cilat i vonojnë ato.

“Unë dua që të gjitha projektet të realizohen me kohë dhe parakohe. Unë do të flas për një datë të caktuar kur do të kemi projektin bazë, që shpresoj se do ta kemi deri në tremujorëshin e parë, do të kemi një prokurorim të shpejtë në bazë të afateve kohore në Bankën Evropiane për Zhvillim dhe rikonstruim dhe nuk do të kemi probleme në zgjedhjen e kompanive, e nëse të gjitha këto, në momentin që do të zgjedhim realizuesin e punimeve, atëherë do të flasim për afate strikte se kur do ta kemi realizimin e kësaj autostrade. Unë jam i bindur se brenda këtij mandati do ta kemi të realizushëm këtë projekt të rëndësishëm, Shkup-Bllacë”, tha Rustemi në Alsat./ Alsat.mk