Kur do ti vie fundi fëmijërisë apo axhamillëkut të politikanëve shqiptar

Shkruan: Ejup Berisha

Mendoj se politika është qështje shumë serioze shoqërore e njerëzore dhe me të gjithmonë duhet të merrren njerëz të vetëdijshëm dhe të pjekur jo vetëm në aspekt njerëzor por edhe në aspekt politik. Kështuqë në politikë nuk duhet të ketë vend për joseriozitet e aq më pak për shaka dhe humor. Por a respektohen këto parime dhe kërkesa në politikë posaqërisht në realitetin politik shqiptar këtu në RMV.

Mund të thuhet se sot sjelljet e politikanëve shqiptar janë shumë të pamatura e të pakontrolluara saqë këta me shumë meritë e marrin epitetin e sjelljeve të papjekura. Pra këto sjellje të tyre e kanë një emërues të përbashkët që njihet dhe quhet si fëmijëri apo me fjalorin e të parëve tanë si Axhamillëk.

A i keni dëgjuar thëniet e njerëzve drejtuar disa njerëzve të rritur që supozohet që e kanë kaluar moshën e fëmijërisë por që sillen në mënyrë joadekuate. Këta atyre u thonë Ju lutemi mos u sillni si axhami që e ka kuptimin mos u sillni si fëmijë. Faza e fëmijërisë te njeriu supozohet se zgjatë shumë shkurt të paktën prej moshës tre-vjeqare e deri në moshën tetëmbëdhjetë vjeqare kjo do të thotë derisa njeriu të hyjë në moshën e pjekurisë por në disa raste kjo faze mund ta tejkalojë moshën e përmendur të disa njerëzve dhe të zgjasë shumë më shumë se kaq. Sa fëmijëri ka në politikën shqiptare mund të befasohen edhe fëmijët e djepit e lere më ata pak më të rriturit. Këta kur ti shohin sjelljet dhe fjalimet e politikanëve të tyre në opinion lirisht dhe me plot krenari dhe mburrje mund të thonë Heshtni se ne qenkemi më të pjekur më të rritur apo dhe më burra se këta. Sa sjellje fëmijërore manifestojnë politikanët shqiptar sot në ambientet politike e vërteta është shumë e dhimbshme por edhe vajtuese. Të njëjtët gati gjatë tërë kohës sa veprojnë në politikë apo lirisht mund të thuhet se në nëntëdhjetë e pesë përqind të rasteve sillen si fëmijë e jo si burra të pjekur.

Përveq sjelljeve dhe veprimeve politikanët shqiptarë edhe deklaratat publike i kanë fëmijërore. Por për dallim prej të folurit të fëmijëve i cili është shumë i ëmbël, i këndëshëm dhe i lezetshëm pas të cilit njerëzit shumë shpesh qeshin me shumë kënaqësi dhe ëndje, me të folurit e politikanëve njerëzit nuk kanë arsye që të qeshin por këta në të shumtën e rasteve dhe me plot të drejtë duhet të qajnë. Pra kjo duhet të ndodhë kur qytetarët dëgjojnë fjalë apo dhe fjalime palidhje, të pamenduara e të pa-artikuluara mirë por edhe kur politikanët përdorin fjalë banale të cilat fëmijët do ti thonin vetëm kur të jenë të llastuar e asesi kur janë në gjendje normale.

Dhe derisa shumë gjatë kohë politikanët shqiptar sillen si fëmijë fëmijëria në të folurit të tyre kohëve të fundit është në rritje e sipër për faktin se politikanët njëkohë tepër të gjatë kanë heshtur dhe nuk janë prononcuar shpesh në opinion gatise për asgjë apo për asnjë temë dhe qështje reale për të cilat kanë qenë të obliguar që të prononcohen. Dhe kur këta tani kanë vendosur që të flasin po ndhodhë që në një paraqitje të një politikani të ketë shumë fjalë joserioze e skandaloze por nuk mungojnë as gafet saqë njeriu krijon përshtypje se politikani i cili është duke u prononcuar është o i pirë tapë apo se është duke folur në gjendje të përgjumur edhe pse sytë i ka të hapur.

Prandaj a ka mundësi që të reduktohet fëmijëria apo axhamillëku te sjelljet dhe te të folurit e politikanëve tanë të paktën për faktin se të gjithë janë të moshës madhore. Njerëzit nga politikanët e zgjedhur të tyre presin sjelllje serioze gjat veprimeve të tyre por edhe të folur të njëjtë. Nga ana tjetër politikanët nuk duhet të jenë as humoristë e as qesharak të paktën kur këta duhet të jenë më të vetëdijshëm sepse situata dhe rrethana të caktuara prej tyre presin sjellje serioze dhe të përgjegjshme.