Kur fillon vaksinimi anti covid në Maqedoni?

Vaksinimi kundër Kovid 19 në shtet do të fillojë të mërkurën (17 shkurt).

Të parët që do të vaksinohen janë punonjësit shëndetësor në spitalin modular në Qendrën Klinike “Nëna Terezë” në Shkup.

Në Maqedonidje arriti dërgesa e parë prej 4.680 vaksinave nga 8.000 të parashikuara kundër Kovid-19 të kompanisë “Fajzer” të cilat janë donacion nga Serbia.

Vaksinat në vendkalimin kufitar Tabanocë kryeministrit Zoran Zaev ia dorëzoi presidenti serb Aleksandar Vuçiq.