#

Thierry Henry është me shumë gjasë lojtari më i mirë i Premier Leagues, të paktën prej kur ky kampionat ka marrë këtë epitet.

Ky është një mendim i ndarë nga shumë fansa të futbollit, të cilët përcollën vazhdimisht futbollin në Ishull gjatë viteve të 2000-ta, transmeton Periskopi.

Derisa Cristiano Ronaldo ishte i jashtëzakonshëm për Manchester Unitedin, gjatë tri viteve të fundit të tij, portugezi dhuroi paraqitjet më të mira të karrierës te Real Madridi pasi u largua nga Premier League.

Henry, në anën tjetër, ishte padyshim në kulminacion të formës gjatë tetë viteve të kaluara tek Arsenali.

Kur francezi u largua nga “Topçinjtë” për të kaluar te Barcelona në vitin 2007, tashmë e kishim parë më të mirën e tij.

 

Një prej paraqitjeve më të paharruara erdhi gjatë ndeshjes kundër Real Madridit në Champions League.

Henry shënoi golin e vetëm në fitoren e famshme 1-0 në “Bernabeu” – dhe ishte absolutisht brilant.

Sidoqoftë, një prej momenteve më interesante ishte kur ai i trajtoi yjet e mbretërve si të ishin fëmijë, derisa po mundohej të humbte kohë në shtesë.

Shikoni pamjet më poshtë. /Periskopi.com/