Kur ishte fëmijë u betua para bustit të Adem Jasharit se do bëhej ushtar, sot kthehet me uniformë (FOTO)

Një i ri në Kosovë e ka përmbushur betimin e tij të fëmijërisë duke u bërë ushtari i FSK-së.

Petrit Behrami që kur ishte në moshën 3-vjeçare ishte betuar para bustit të Adem Jasharit për t’u bërë ushtar.

Dy ditë më parë ai u betua si ushtar i FSK-së duke përmbushur kështu dhe betimin e një jete.

Për ta uruar për këtë detyrë, në vizitë i shkoi deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.

“Në familjen e Arif Behramit për ti uruar për djalin Petritin i cili para dy dite u betua si ushtar i Kosovës-FSK.

Petriti qe kur ishte 3 vjeqar e kishte të qarte se do të behej ushtar i Kosovës. Fotografitë e më poshtme deshmojne qe në jetë duhet të kesh qellim dhe ta ndjekesh ëndrren e ta bësh realitet. Urime Petrit paq fat e zoti të bekoftë!“, ka shkruar ajo.