Kur Shkëndija luante kundër Partizanit në Beograd

Një foto interesante më solli ish-nënkryetari i KF Shkëndija nga Tetova, Idriz Ibishi nga Tetova. Fotoja është e vitit 2011, kur Shkëndija luante një ndeshje të madhe në rrethin e dytë të kualifikimeve të Ligës së kampionëve kundër Partizanit në Beograd.

Të dyja ndeshjet ishin të tensionuara për shkak të raporteve shekullore mes dy popujve.
Edhe pse Shkëndija humbi me rezultat 4-0, nuk koriti me lojë. Madje në atë ndeshje si sot kujtohet penalltia e humbur nga Ferhan Hasani në fillim të takimit.
Eh sikur “Buba” të shënonte kush e di se si do të përfundonte ajo lojë.

Ja edhe emrat e futbollistëve që luajtën në stadiumin e Partizanit në Beograd. Janë emra që nuk harrohen:

Në këmbë nga e majta: Ferhan Hasani (Buba), Sedat Berisha, Ersen Sali, Vlladimir Nikitovic, Suat Zendeli, Ardian Cuculi.

Ulur nga e majta: Elmedin Rexhepi, Nebi Mustafi, Ilir Elmazovski, Izair Emini dhe Muhamed Useini.

Shkëndija në atë kohë ishte një skuadër që nuk kishte konkurrencë në ligën e parë të Maqedonisë, pasi kryesia në radhët e saja kishte sjell futbollistët më të mirë. /reshat ibrahimi/