Kur Statuja e Lirisë goditet nga rrufetë (video)

Advertisment

Ky është momenti kur disa rrufe godasin Statujën e Lirisë në New York. Ashtu sic shihet edhe nga video, pamjet e krijuara janë sa dramatike aq dhe surreale.

Rrufetë erdhën pas disa stuhive, të cilat banorët i kanë quajtur “të çmendura dhe të forta”.

Reklame

Statuja gjendet në ishullin Liberty Island në Portin e New York-ut. Ajo iu dhurua amerikanëve në 1886 nga Franca, si një shënjë miqësie mes dy vendeve.

Me kalimin e viteteve statuja mori një simbolikë tjetër, atë të lirisë e të demokracisë në botë.

Autor i skulpturës është Frederik August Bartoldi, i ndihmuar nga inxhinieri Gustav Eiffel, autor i Kullës së famshme të Parisit./Opinion/